Featured Posts

GALAXY S4, TELEFONI MË I PËLQYER NË TREG

Saturday, August 17, 2013

Nëse do të merrej reagimi i personave të shumtë përgjatë internetit që kanë ndjekur lëshimin e Samsung Galaxy S4, do të ishte e qartë që përdoruesit e pëlqejnë shumë pajisjen. Sipas The Daily Mail, sipas analizave të bëra të reagimeve në rrjetet shoqërore, blogje dhe forume, grupi We Are Social ka gjetur që vetëm 11 për qind janë ankuar në lidhje me këtë pajisje. Ndërsa iPhone 5 në fakt radhitet si pajisja “më e urryer” në treg, ku 20 për qind e të gjitha postimeve që kanë të bëjnë me të ankohen. Kjo është në fakt një “urrejtje” më e madhe se pajisjet e tjera si BlackBerry Z10 që ka 18 për qind dhe Nokia Lumia 920, që ka 15 për qind. Mund të themi që ky studim nuk mund të quhet edhe aq bindës, por ofron një paraqitje të shkurtër për reagimin e katër smartfonëve madhorë nga katër platforma madhore.

No comments:

Post a Comment