Featured Posts

Inter-Eto, vjen oferta e parë nga ekipi zikaltër

Saturday, August 17, 2013


Interi ëndërron rikthimin e sulmuesit Samuel Etos në Milano. Madje, të përditshmet italiane kanë zbuluar edhe ofertën me të cilën drejtuesit zikaltër po përpiqen të bindin sulmuesin kamerunas. Sipas uebsajtit të lajmeve “SportMediaset”, drejtuesit e Interit do t’i paraqesin futbollistit 32- vjeçar një kontratë dyvjeçare, me opsion për një vit tjetër, kundrejt 4.5 milionë eurove në sezon. Pista zikaltër e tërheq së tepërmi Eton, por sulmuesi kamerunas nuk ka ndërmend të ulë pretendimet e tij ekonomike, pasi dëshiron një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon për tre vitet në vazhdim. Pikërisht për këtë motiv zikaltërit kanë menduar të shtojnë në kontratë bonuse të majme në bazë të rezultateve që do të arrijë kamerunasi me fanellën zikaltër. Për momentin, Interi po monitoron nga afër situatën e krijuar për Eton, dhe nga momenti në moment pritet një sulm përfundimtar nga ana e tyre. Mediat ruse E ardhmja e Samuel Etos është shndërruar në një “mollë sherri” në Rusi, pas deklaratës së presidentit të Anzhit se do të shiten disa yje të skuadrës. Sipas asaj që raporton televizioni rus “NTV”, gjatë takimit mes bomberit kamerunas dhe padronit Kerimov janë gjetur burimet financiare për ta mbajtur lojtarin edhe një sezon tjetër në kampionatin rus. Kontrata e Etos përfundon në fund të këtij sezoni dhe mund të largohet me parametra zero verën e ardhshme. Pavarësisht lajmit të përhapur nga mediat ruse, Interi nuk dorëzohet dhe derisa të shikojë zyrtarizmin e rinovimit të kontratës së Etos me Anzhin, zikaltërit kanë bërë të ditur se do vazhdojnë të shpresojnë te rikthimi i kamerunasit në Milano.

No comments:

Post a Comment