Featured Posts

Ronaldo: Mourinho? S’flas për atë njeri, nuk ia vlen

Saturday, August 17, 2013

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të futet në lojë dhe të flasë për Jose Mourinhon. Gazetarët e pyetën se çfarë kishte të thoshte për trajnerin portugez, i cili së fundmi kishte thënë se e ka pasur rastin të punojë me Ronaldon e vërtetë, duke iu referuar ish sulmuesit brazilian. “Nuk do të flas kurrë për atë person (Mourinhon). Mendoj se nuk ia vlen. Më falni, por nuk dua të flas për atë person”, deklaroi ylli i Real Madridit. Për momentin, ish futbollisti i Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit po mendon vetëm për të tashmen, ndërsa nuk la pa folur për trajnerin aktual, Carlo Ancelotti. “Më pëlqen të punoj me Ancelottin, është një njeri i mirë dhe një trajner i madh”, vazhdoi ai.

No comments:

Post a Comment